Tuesday January 13, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Karakteristika të edukimit mbi median dhe informacionin ndër studentë
 Karakteristika të edukimit mbi median dhe informacionin ndër studentë
Studentët për edukimin mediatik

Karakteristika të edukimit mbi median dhe informacionin ndër studentë

February 16, 2024
  • 0
    Facebook

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale hartuan një pyetësor në kuadrin e studimit “Karakteristika të edukimit mbi median dhe informacionin ndër studentë.” Popullata e studimit janë studentë të Universitetit të Tiranës dhe kampioni i studimit është 251 të rinj studentë të anketuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale. Teknika e përdorur për kampionimin është kampionimi i rastësishëm dhe metoda e shpërndarjes së pyetësorit u realizua nëpërmjet platformës Google forms. 

Pas analizës së të dhënave të grumbulluara nga pyetësori i shpërndarë online për studentë të Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, rezultoi se aktivitetet më shpesh të kryera dhe që dominonin angazhimin e të rinjve në mediat sociale janë: 

i-                   Përdorimi për mesazhe dhe komunikim i aplikacioneve ose rrjeteve sociale për kryerjen e thirrjeve zanore ose videove përmes FaceTime, WhatsApp, etj;

ii-                 Përdorimi për informim nëpërmjet dërgimit dhe marrjes së e-emaileve;

iii-               Përdorimi për kërkim dhe gjetjen e informacioneve për kohën e lirë duke përfshirë kinemanë, muzikën live, teatrin, muzetë etj, 

iv-               Përdorimi për informim dhe marrjë informacionesh të përgjithshme mbi politikën dhe aktualitetin;

v-                  Përdorimi për transaksione dhe blerje online. 

  1. Interneti, media dhe rrjetet sociale rezultojnë të jenë të pandashme në praktikën e përditshmërisë së jetës së të rinjve dhe të rejave të anketuar. Në këto kushte është e rëndësishme të vlerësohen disa nga karakteristikat e edukimit mediatik tek të rinjtë studentë duke identifikuar tipare “vulnerabël” për t’u trajtuar dhe për të ndërhyrë në fuksion të rritjes së kapaciteteve të të rinjve për përdorim të zgjuar dhe kritik të medias dhe të informacionit. Në varësi të përgjigjeve të marra nga anketa rezultoi se disa nga pikat kritike për të cilat është i nevojshëm një “restaurim” i edukimit mediatik janë: 

i.                    Rritja e kapaciteteve të të rinjve për përdorim të kujdesshëm dhe të informuar të të dhënave të tyre personale;

ii.                  Edukimi për përdorimin e modaliteteve të sigurisë, kodeve ose password-eve në mënyrë të informuar dhe pa dublime;

iii.                Përdorimi i informuar i kartave të kreditit dhe debitit në faqe, të cilat janë të sigurta dhe me politika të përdorimit konfidencial të të dhënave sipas standartave;

iv.                Ndërtimi i strategjive për edukimin e vetëdijes së të rinjve mbi riskun e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale gjatë aksesit të aplikacioneve dhe faqeve online nga kompani të ndyshme; 

v.                  Edukimi i të rinjve dhe të rejave për të verifikuar vërtetësinë e informacionit;

vi.                Rritja e kapaciteteve të të rinjve dhe të rejave për të ndikuar në konsumimin kritik të produkteve dhe materialeve mediatike si dhe nxitjen e krijimit të përmbajtjeve mediatike me impakt social dhe jo në funksion të konsumizmit mediatik. 

Pyetësori dhe raporti i plotë për sondazhin gjendet këtu:

Raporti-pershkrues-i-studimitDownload

Ky material është realizuar si pjesë e projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm” të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqesojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved