Tuesday February 17, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. ARSIMI DHE MËSIMDHËNIA NË KUADRIN E EDUKIMIT PËR MEDIAN DHE INFORMACIONIN
 ARSIMI DHE MËSIMDHËNIA NË KUADRIN E EDUKIMIT PËR MEDIAN DHE INFORMACIONIN
Studentët për edukimin mediatik

ARSIMI DHE MËSIMDHËNIA NË KUADRIN E EDUKIMIT PËR MEDIAN DHE INFORMACIONIN

December 7, 2024
  • 0
    Facebook

Xhensila Tafa

“Arsimi e mbron lirinë më mirë se sa një ushtri.”

Parashqevi Qiriazi, Mësuese e Popullit

Fjalët e intelektuales dhe rilindases shqiptare, Parashqevi Qiriazi tingëllojnë më bashkëkohore se kurrë. Arsimi ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pararojë e civilizimeve dhe shkollat tempuj të dijes. Nga njëra periudhë historike në tjetrën, arsimi shqiptar ka kaluar një kalvar ndryshimesh deri në ditët e sotme. Gjatë periudhës së Rilindjes qëllimi i atdhetarëve shqiptarë ishte krijimi i ndërgjegjes kombëtare përmes një alfabeti dhe gjuhe të unifikuar, si tipar thelbësor i një kombi. Për këtë arsye, përkthimi i librave të shenjtë në gjuhën shqipe dhe lufta ndaj analfabetizmit u bënë veprimtaria kryesore e tyre. Gjatë periudhës së qeverisjes nga diktatori Enver Hoxha arsimi ishte nën prangat e propagadës komuniste, duke u kthyer në një “mashë” në duart e Byrosë politike. Rol të veçantë në këtë drejtim luajtën shtypi dhe gazetat e kohës, që propagandonin idealet komuniste dhe lindjen e “Njeriut të Ri”.

Pas shembjes së diktaturës enveriste arsimit në Shqipëri iu hap rruga drejt demokratizimit të vendit, ku në qendër të vëmendjes do të ishte ndërtimi i një kurrikule të re bashkohore, të ngjashme me vendet e Perëndimit. Jetojmë në epokën digjitale dhe arsimi pa teknologjinë është i pakonceptueshëm. Ndër nismat inovative të Qeverisë shqiptare ishte përfshirja e lëndës TIK (teknologjisë së informacionit dhe komunikimit) që në klasën e parë, në mënyrë që nxënësit të njihen me botën digjitale përmes hapave të sigurt dhe udhëzimeve të mësuesve. Përfshirja e teknologjisë brenda orës mësimore është ndër kompetencat bazë të të nxënit nëpërmjet metodave bashkëkohore.

Lundrimi i sigurt në internet dhe gjetja e informacioneve nga burime të besueshme është kthyer në një sfidë për nxënësit. Përparimi i teknologjisë ka sjellë për shoqërinë sa avantazhe, po aq edhe disavantazhe, Tashmë, persona të kontigjenteve të ndryshëm kanë akses në platformat online dhe lirisht mund të shkruajnë për një temë apo fushë të caktuar, për të cilën nuk kanë arsimin apo kompetencën e duhur dhe ta reklamojnë si informacion të besueshëm. Shpeshherë, nxënësit bien pre e këtyre “rrjetave merimange”, duke e marrë të mirëqenë informacionin që u serviret. Prandaj, për mësuesit është kthyer në veprimtari gati të përditshme orientimi i nxënësve drejt burimeve të

sigurta në internet për gjetjen e materialeve të vlefshme për detyrat e shtëpisë apo projektet. Të rinjtë konsiderohen si një treg i rëndësishëm konsumi mediatik, pasi janë përdoruesit kryesorë të platformave online.

Në diskursin bashkëkohor mbizotëron ideja se media dhe teknologjia kanë efekte të mëdha tek fëmijët dhe adoleshentët. Doja t’ju sillja në vëmendje një artikull të botuar në vitin 2017 nga autorët Patti M. Valkenburg & Jessica Taylor Piotrowski mbi efektin e medias mbi fëmijët, ku ndër të tjera thuhet : “Në vitin 1990, fëmijët dhe adoleshentët shpenzonin mesatarisht katër orë në ditë me median; këto vlerësime tani janë ngritur në qiell në një mesatare prej gjashtë orë për fëmijët dhe nëntë orë në ditë për adoleshentët.” Këto shifra të frikshme tregojnë që fëmijët sot po kalojnë më shumë kohë me median se sa në shkollë. Të gjendur në një vorbull gjigande mediatike, të rinjtë përballen me informacione, që nuk kalojnë përmes asnjë lloj filtrimi, madje janë të rrezikur nga kontaktimi me të panjohur nëpërmjet rrjeteve sociale, apo hakerimi i të dhënave personale.

Meqenëse, të rinjtë kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në media, është thelbësore që ata të zhvillojnë aftësi, të cilat u mundësojnë atyre të gjejnë, vlerësojnë dhe të ndajnë informacionin me përgjegjësi. Është e rëndësishme që prindërit, nxënësit dhe mësuesit të bashkëpunojnë për edukimin mediatik dhe përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit. Mediat sociale si: Instagram, YouTube, Tik-Tok duket sikur po zënë vendin e edukimit tek fëmijët, që më parë e zotëronte prindi dhe mësuesi. Problemi qëndron se brezi i sotshëm po njeh modele mediatike, të cilët pa asnjë lloj arsimi apo kontributi në shoqëri janë bërë papritur të njohur nga rrjetet sociale dhe prirja është që në të ardhmen të ecin në rrugën e këtyre modeleve. Këta modele mediatike që reklamohen në rrjete sociale japin mesazhe të gabuara ndër të rinj që i ndjekin, pasi promovojnë një jetë luksoze që mund të arrihet pa ndonjë arsim apo mundim.

Mësuesit gjenden shpeshherë përballë situatave të papritura që mund të ndodhin brenda orës së mësimit si rezultat i pasojave që mediat sociale kanë mbi fëmijët. Qëllimi kryesor është edukimi i nxënësve si qytetarë digjitalë, të cilët duhet të jenë kritik dhe të dinë ku të kërkojnë informacionin e duhur dhe të vërtetë. Standartizimi i një kurrikule të re me programe digjitale dhe aktivitete të vlefshme do të siguronte në shkolla një edukim për rolin e medias më efektiv. Në përfundim, duhet të harrojmë asnjëherë: Ne jemi ata që kemi timonin e drejtimit të medias dhe teknologjisë dhe kurrsesi teknologjia të na kthejë në skllav modern të saj!

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved