Guidë për edukimin mediatik në mësimin e gjuhëve të huaja:Një udhëzues për pedagogët dhe studentët
Kjo guidë është konceptuar nga pedagogë të Universitetit të Durrësit si një burim informues dhe orientues për të mbështetur mësuesit e gjuhëve të huaja dhe studentët e tyre në përvetësimin e aftësive kritike dhe ndërkulturore, të domosdoshme në analizën e mediave. Duke u bazuar në literaturën e fundit dhe në praktikat më të mira, guida synon të ofrojë një kornizë të strukturuar që nxit përdorimin e përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm të mediave në kurrikulën e gjuhëve të huaja.
Ky material është realizuar si pjesë e projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në universitetet shqiptare: Nga pilotimi në zbatim,” të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.