Thursday April 30, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Etika në Media dhe Komunikim
 Etika në Media dhe Komunikim
Studentët për edukimin mediatik

Etika në Media dhe Komunikim

December 13, 2024
  • 0
    Facebook

Remi Hasani

Etika përfaqëson vlerat morale, parimet dhe principet. Këto fjalë kaq të mëdha e të bukura janë arsyeja pse etikës në media dhe komunikim duhet t’i kushtohet rëndësi jashtëzakonisht e madhe, në mënyrë që të ndikojë në edukimin e shoqërive. Sigurisht, duhet të ketë kontroll mbi çfarë fjalësh postohen ose çfarë fotografish dhe videosh shpërndahen, pasi këto të dyja – fjala dhe pamja – janë baza e përçimit dhe marrjes së informacionit te qenia njerëzore. Duhet të luftohet shumë në mënyrë ligjore fenomeni i dezinformimit, pasi kjo është pikërisht e kundërta absolute e etikës dhe gjëja më negative që ndikon drejtpërdrejt në vlerat morale të një shoqërie.

Besoj se shtetet kanë bërë shumë mirë duke ngritur institucione që mbikqyrin mediat, sa i përket etikës, dezinformimit dhe keqinformimit. Ky kontroll sjell një informacion më të saktë për ne, në mënyrë që të zhvillohemi si individë, duke marrë njohuritë e duhura. Duke qenë se edukimi i njeriut nis që në moshën e hershme, atëherë përbën një problem të madh mosha e lejuar në media të ndryshme. Mediat më problematike që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, fjalë ofenduese dhe shumë lirshmëri të pakontrolluar të informacionit janë rrjetet sociale, si Snapchat ose TikTok.

Është shumë e lehtë për një fëmijë dhe sidomos për një adoleshent të ketë një llogari në këto rrjete. Ato, për mua, në shumicën e rasteve, përçojnë anti-vlera më shumë sesa vlera morale. Kjo sjell pasoja në formimin e fëmijëve dhe individëve, duke themeluar një karakter që, në moshë të hershme, do të jetë shumë e vështirë të ndryshohet për mirë në moshë madhore.

Po pse fëmijët dhe adoleshentët janë më të prirur të ndjekin media me anti-vlera dhe jo media që përçojnë etikën? Kjo ndodh sepse në këtë moshë, vetë stadi i zhvillimit të tyre nuk mendon shumë për të nesërmen apo pasojat e të ardhmes. Ata jetojnë në të tashmen dhe kërkojnë argëtim, më shumë sesa të ulen të shohin libra shkollorë ose të lexojnë media që përçojnë vlera etike dhe informacion të saktë, formues për karakterin e tyre dhe për rritjen e inteligjencës dhe vlerave morale të qenies së tyre.

Kështu, nëse duam të kemi dhe të përçojmë etikën në media, duhet ta nisim që nga thelbi, duke u bazuar në stadet e zhvillimit të njeriut. Çfarë nënkuptohet është që mbrojtja ndaj mediave joetike duhet të jetë në maksimum në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës. Institucionet përkatëse duhet të jenë shumë herë më të ashpra në këto moshë, në mënyrë që të kemi një shoqëri me vlera sa më të larta.

Por jo gjithmonë duhet t’i lejojmë të tjerët të vendosin kufijtë se çfarë mund të shohim ose jo. Shpeshherë ne jemi më të prirur të hedhim fajin te të tjerët sesa të punojmë me veten tonë. Ne duhet të punojmë çdo ditë për t’u përmirësuar. Kështu, media është një nga burimet kryesore sa i përket kësaj çështjeje në epokën moderne. Duke filluar nga unë, i pari që po e shkruaj këtë, por edhe unë jam ai që duhet të kaloj në veprim. Kritikën për median duhet ta bëjmë në mënyrë që të marrim informacionin e duhur.

Pasi ta kem këtë informacion, duhet të këshilloj miqtë, shokët dhe çdo person që mundem, në mënyrë që të ndryshojmë diçka, sado të vogël, që mund të bëhet e madhe. Nëse secili prej nesh e bën këtë, atëherë nuk kemi pse të presim nga kryetarët tanë të shteteve që të krijojnë një shoqëri të mirë për ne, por do të jemi ne shumica që do ta krijojmë atë shoqëri të mirë. Çfarë dua të them është se secili prej nesh duhet të jetë një “institucion” supervizimi të medias, në mënyrë figurative. Nuk kemi pse të presim që institucionet përkatëse të bëjnë

gjithçka për ne. Pra, një rol kyç në përmirësimin e etikës në media fillon nga vetë ne. Siç tha dikush: “Nuk janë gjërat e mëdha që ndryshojnë botën, por gjërat e vogla të mira që bëjnë shumica çdo ditë të jetës së tyre.”

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved