Tuesday January 13, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Roli i qytetarit në konsumimin dhe krijimin e ekosistemit të informacionit. Ndikimi i tij në ekosistemin informues.
 Roli i qytetarit në konsumimin dhe krijimin e ekosistemit të informacionit. Ndikimi i tij në ekosistemin informues.
Studentët për edukimin mediatik

Roli i qytetarit në konsumimin dhe krijimin e ekosistemit të informacionit. Ndikimi i tij në ekosistemin informues.

December 13, 2024
  • 1
    Facebook

Esma Mustafa

Roli i qytetarit në konsumimin dhe krijimin e ekosistemit të informacionit. Ndikimi i tij në ekosistemin informues.

Në një botë dixhitale ku lajmet zënë pjesën më të madhe të ditës sonë, shpesh shohim se qytetarët nuk ndikohen më aq lehtë nga informacioni që konsumojnë. Ky indiferentizëm, sidomos ndaj kronikave të zeza por gjithashtu dhe lajmeve të përditshme, është bërë i zakonshëm dhe për fat të keq, po shfaqet gjithnjë e më shumë. Shumë njerëz, sidomos të rinjtë, ndihen të përfshirë në një fluks të pafund lajmesh që në vend të reagimit, shkakton apati dhe një mungesë të ndjesisë qytetare për të reaguar. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që secili prej nesh të rifitojë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe përgjegjësitë që kemi si qytetarë.

Qytetari, si një individ pjesë e një komuniteti të gjerë, duhet të jetë i vetëdijshëm për rolin që luan jo vetëm si konsumator informacioni, por edhe si kontribues në shpërndarjen e tij. Çdo reagim apo mungesë e tij ka pasqyrë në përditshmërinë e mediave, në mënyrën se si prezantohen ngjarjet dhe në perceptimin publik që krijohet për to. Nëse si qytetarë nuk angazhohemi dhe nuk reagojmë, lejojmë që lajmet dhe informacioni të formojnë narrativën pa një zë të qytetarit, kjo sjell në humbjen e thelbit të një shoqërie demokratike.

Sipas disa studimeve, numri i portaleve që ofrojnë informacione të rreme ka ardhur duke u shtuar. Këto burime shpesh krijojnë konfuzion dhe i bëjnë njerëzit të ndihen të pavendosur se çfarë është e saktë dhe çfarë jo. Mungesa e një reagimi qytetar për t’i denoncuar këto portale përforcon edhe më shumë ndjenjën e paqartësisë dhe e bën më të vështirë për qytetarët të besojnë burimet e lajmeve që konsumojnë. Ndaj, në këtë kontekst, është e rëndësishme që qytetarët të zhvillojnë aftësinë për të analizuar dhe vlerësuar informacionin dhe të jenë të gatshëm të reagojnë ndaj çdo informacioni të pasaktë që hasin.

Një rol tjetër i rëndësishëm i qytetarit është angazhimi për të kuptuar të drejtat e tyre në ligjet e informimit. Çdokush ka të drejtë të kërkojë informim të saktë dhe të reagojë ndaj çdo lajmi të rremë apo të pabazë. Ndërkohë, një qytetar përgjegjës duhet të jetë i vetëdijshëm për rëndësinë e të qenit i informuar për të drejtat e tij dhe për ligjet që mbrojnë lirinë e medias dhe fjalës. Të rinjtë, në veçanti, duhet të jenë të informuar për mënyrën se si funksionojnë këto ligje dhe si të shfrytëzojnë hapësirat mediatike për të shprehur mendimet e tyre dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është krijimi i një “ekosistemi të shëndetshëm” të informacionit, ku liria e fjalës dhe e shprehjes respektohet, pa tejkaluar kufijtë e respektit dhe etikës. Liria jonë përfundon atje ku fillon liria e tjetrit, dhe për këtë arsye është thelbësore që të shmangim gjuhën e urrejtjes, bullizmin dhe shpifjet që shpesh përhapen në mediat sociale. Ne si qytetarë kemi përgjegjësinë të kontribuojmë në një mjedis informues që i respekton të gjitha zërat, pa e dëmtuar integritetin dhe të drejtat e askujt.

Për të ndërtuar një kulturë informimi të shëndetshme, duhet të fillojmë që nga edukimi i brezit të ri. Të rinjtë duhet të mësojnë në shkolla për mënyrën si të dallojnë informacionin

e saktë nga ai i rremë dhe për rëndësinë e të qenit të mirëinformuar. Gjithashtu, duhet të inkurajohen të shprehin mendimet e tyre në mënyrë konstruktive dhe të jenë të ndërgjegjshëm për ndikimin që kanë në komunitet.

Në përfundim, informimi i përditshëm ka një ndikim të madh në jetën tonë, dhe secili prej nesh duhet të kuptojë rëndësinë e rolit të tij si qytetar aktiv. Nuk mjafton vetëm të konsumojmë lajme; duhet të angazhohemi, të reagojmë, dhe të krijojmë një shoqëri ku informimi është në shërbim të të gjithëve, duke përmirësuar përditshmërinë dhe perspektivën tonë për të ardhmen.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved