Tuesday February 17, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Kur Faktet Humbasin: Roli i gazetarisë së ndërgjegjshme kundrejt dezinformimit
 Kur Faktet Humbasin: Roli i gazetarisë së ndërgjegjshme kundrejt dezinformimit
Studentët për edukimin mediatik

Kur Faktet Humbasin: Roli i gazetarisë së ndërgjegjshme kundrejt dezinformimit

December 16, 2024
  • 1
    Facebook

Johana Zaçe

Në ditët e sotme kur teknologjia është kthyer në mjet konsumi të përditshëm, informacioni udhëton më shpejt se kurrë më parë. Qytetarët harxhojnë shumë orë nga dita dhe rutina e tyre duke parë, dëgjuar dhe reaguar në lloje të ndryshme mediash, qoftë për t’u argëtuar, qoftë për t’u çlodhur apo për të qenë të përditësuar me të rejat që vijnë në kohë reale. Megjithatë, lehtësitë që teknologjia e përparuar i ka mundësuar publikut dhe gazetarisë, shpesh kushtëzohen nga problematika të mëdha siç mund të jenë fakenews-et, dezinformimi, keqinformimi, etj. Probleme të tilla marrin përmasa të frikshme sidomos gjatë kohëve kritike si emergjenca shëndetësore, ngjarje politike ose kriza globale. Në situata të tilla, informacioni i gabuar jo vetëm që mund të krijojë konfuzion, por edhe të prekë vendime jetësore. Në këtë rast lindin dy pyetje:

a)çfarë përfaqëson realisht etika në media?

b) si duhet të mbrohet qytetari ndaj dezinformimit?

Në situata delikate të nxitura nga papërgjegjshëmria e mediave të ndryshme, roli i gazetarisë si mbrojtëse e së vërtetës është më i rëndësishëm se kurrë. Për të qenë të vërtëtë, gazetaria duhet të bazohet në një parim të palëkundur: etikën. Pa standarde etike, media rrezikon të humbasë jo vetëm misionin e saj por edhe besimin e publikut. Kjo mungesë etike dhe sinqeriteti me publikun ka bërë që shumica e mediave shqiptare janë të pabesueshme për qytetarët. Sondazhet e kryera vazhdimisht theksojnë mendimin qortues të qytetarëve për mungesën e etikës gazetareske në të gjitha fushat e transmetimeve mediatike. Qytetarët duhet të dinë se gazetaria e ndërgjegjshme nënkupton raportimin me përgjegjësi, saktësi dhe ndershmëri. Gazetarët e ndërgjegjshëm respektojnë dinjitetin e individëve, shmangin sensacionalizimin dhe përpiqen të minimizojnë dëmet duke dhënë informacion të verifikuar dhe të ekuilibruar. Media etike fokusohet në atë që është e rëndësishme për shoqërinë dhe jo thjesht në atë që “shitet”. Ajo nuk shfrytëzon tema të ndjeshme për përfitime komerciale, por vendos të ndriçojë çështje të rëndësishme për komunitetin. Një qasje etike siguron që publiku të ndiejë se informacioni që merr është i drejtë dhe i besueshëm.

Edukimi mediatik shpesh shihet si dytësor nga qytetarët për disa arsye. Pikësëpari, ata mund të mos të vetëdijshëm për ndikimin që ka media në formimin e opinioneve, sjelljeve dhe vendimeve të tyre të përditshme. Pikësëdyti, për shumë njerëz, prioritetet kryesore janë të lidhura me nevojat bazë si ekonomia, shëndetësia dhe arsimimi, duke e lënë edukimin mediatik si një luks ose një fushë të panevojshme për vëmendje. Ata mund ta perceptojnë informacionin mediatik si të paanshëm dhe të besueshëm, pa e analizuar atë në mënyrë kritike. Pikësëtreti, edukimi mediatik rrallë është pjesë e kurrikulave shkollore apo universitare, duke e bërë të vështirë për qytetarët që të mësojnë aftësi të mendimit kritik mbi përmbajtjen mediatike. Në një mungesë interesi për edukim mediatik, ndërhyn gjithashtu edhe mungesa e etikës gazetareske, e cila përkeqëson më tepër këtë problematikë. Në thelb, edukimi mediatik dhe etika gazetareske janë të lidhura ngushtë. Për të pasur qytetarë të informuar dhe një shoqëri të shëndetshme, duhet që media të jetë e besueshme dhe qytetarët të kenë aftësinë ta analizojnë atë në mënyrë kritike.

Qytetarët duhet të dinë gjithashtu se çfarë është dezinformimi, sa e lehtë është të arrijë tek ai dhe se si mund t’a shmangë. Ata duhet të kuptojnë se dezinformimi përfshin shpërndarjen e informacionit të pavërtetë, të pjesshëm ose manipulativ për qëllime të caktuara. Ai shpesh

përhapet në mënyrë të pavetëdijshme nga individë që nuk i verifikojnë lajmet. Nga thashethemet në rrjete sociale deri te artikujt probagandistikë në media, format e dezinformimit janë të shumta dhe të sofistikuara. Në kohë krizash, njerëzit kërkojnë përgjigje të menjëhershme, duke u bërë më të prirur për të besuar çdo informacion që duket i besueshëm, një fakt i provuar sidomos gjatë pandemisë globale të Covid-19, ku media shënoi rekorde të frikshme përsa i përket fakenews-it dhe dezinformimit, të cilat krijuan konfuzitet në masë për sigurinë e jetës dhe së ardhmes.

Edhe sot, kur vendi ynë nuk ka ndonjë tension të drejtpërdrejtë si luftra apo konflikte të natyrave të ndryshme, publiku është mosbesues ndaj mediave për shkak të rasteve të raportimeve të pasakta ose të njëanshme. Raportimi i papërgjegjshëm mund të shkatërrojë jetë, reputacione dhe komunitete. Etika u kujton gazetarëve që fjalët kanë peshë dhe ndikim, pavarësisht se vijnë nga një ekran i vogël apo madh. Media dhe institucionet kanë përgjegjësinë për të ofruar informacion të saktë dhe të verifikuar. Transparenca dhe raportimi profesional jo vetëm gjatë ngjarjeve të mëdha dhe trazirave janë të domosdoshme për të fituar dhe ruajtur besimin e publikut.

Pavarësisht përpjekjeve dhe angazhimeve serioze të mediave etike, dezinformimi nuk mund të zhduket plotësisht. Tundimi për të pasur klikime të panumërta, like dhe share nga publiku i gjerë rri mbi “kokën” e gazetarisë dhe medias. Pa asnjë dyshim, mënyra më efektive që ne të mund të mbrohemi, është duke ndërtuar një kulturë kritike ndaj informacionit. Gazetaria nuk është thjesht një profesion, por një mision për të informuar dhe edukuar shoqërinë. Etika është busulla morale që udhëheq këtë mision. Nëse gazetarët dhe institucionet mediatike ndjekin parime të forta etike, ata mund të ndërtojnë një shoqëri më të informuar, më të drejtë dhe më të qëndrueshme. Në fund të fundit, gazetaria e ndërgjegjshme është themeli i një demokracie të shëndetshme.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved