Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Qasja ndaj medias sociale dhe elementëve pozitivë dhe negativë
 Qasja ndaj medias sociale dhe elementëve pozitivë dhe negativë
Studentët për edukimin mediatik

Qasja ndaj medias sociale dhe elementëve pozitivë dhe negativë

December 15, 2024
  • 0
    Facebook

Eneda Salkurti

Media sociale, tashmë një fjalë kyç në jetën tonë, prezente dhe thelbësore në çdo moment dhe e frekuentuar nga çdo moshë, pa asnjë lloj kufizimi apo filtri. Media sociale pati një rritëm të shpejtë të përhapjes së saj në gjithë botën. Ndikoi në bashkëveprimin e njerëzve, lidhjen mes të afërmve dhe miqve, duke e zbutur distancën dhe mungesën e komunikimit. Kjo përhapje nisi vrullshëm pas pandemisë Covid-19, ku gjatë karantinës e gjithë vëmendja ishte në media, nga ku merrej i gjithë informacioni mbi gjendjen alarmante që kaploi vendin dhe mbarë gjithë botën. Gjithashtu për shkak të masave dhe kufizimeve në kuadër të parandalimit, përdorimi i medias sociale ishte një ndër alternativat e pakta për të kaluar kohën, për të vazhduar mësimin shkollat dhe universitetet, po ashtu dhe për të punuar online.

Media sociale mori një zhvillim të vrullshëm pas kësaj periudhe, e cila tashmë është kthyer në domosdoshmëri për pjesën dërrmuese të gjithë shoqërisë. Deri në këtë pikë jemi në rregull dhe në vijën e duhur sepse për aq kohë sa shumë platforma online të medias sociale ndihmuan dhe iu dhanë një shtysë të mirë shërbimit dhe të ardhurave në një farë forme, është një anë e mirë e medaljes. Ana tjetër e medaljes vjen me shumë pasoja që erdhën duke u shtuar dita-ditës. Ne si popull nuk e mirëmenaxhuam ritmin e shpejtë dhe të vrullshëm të medias sociale. Tek sa ne mendonim se po përdorim median sociale, në fakt media sociale po na përdor ne, për të rritur përfitimet e veta. Varësia që ne kemi krijuar është e frikshme. Nëse do të peshojmë elementet negative dhe pozitive të saj, peshorja do të anon nga elementet negative. Kjo për shkak se duke krijuar një varësi të frikshme dhe duke rënë pre e medias sociale , ka një keqpërdorim të kohës dhe të përdorimit. Ka disa kategori të shoqërisë që e përdorin median sociale dhe format e ndryshme të saj për të promovuar bizneset e tyre, profesionet dhe shërbimet që ato ofrojnë. Pjesa më e madhe e shoqërisë duke filluar nga fëmijët e deri tek gjyshërit, janë “pre”e medias sociale.

PSE ndodh kjo gjë ?

Prindërit në ditët e sotme duan që të bëjnë disa gjëra njëkohësisht dhe një mënyrë më e thjeshtë për të pasur më shumë kohë, është t’i japësh fëmijës telefonin në dorë për disa orë, duke mos llogaritur asnjëherë pasojat e rënda që sjell ky lloj stili i prindërimit. Po përdoren fëmijët për të rritur klikimet dhe ndjekësit. Fëmijët dhe adoleshentët po përdorin rrjetet e tyre sociale pa asnjë lloj kufizimi dhe pa asnjë filtër. Ajo që të shqetëson më tepër është se nuk po monitorohen nga prindërit. Nuk kontrollohet as përmbajtja dhe as koha që harxhon kundrejt medias sociale. Në median sociale kemi prezente edhe moshën e tretë. Të moshuar që e përdorin atë në forma të ndryshem, video, poste, promovime me përmbajtje të ndryshme. Media sociale….. një derë e hapur për të gjithë. Të gjithë hynë me hovin më të madh drejt kësaj dere, pa marrë parasysh asgjë dhe pa menduar fare për aspektet e kësaj bote virtuale. Ka shumë aspekte pozitive që mund të merren, por është shoqëria që ka zgjedhur të mos marrë elementet pozitive të saj, duke i kthyer në mundësi të mira, në produktivitet, në zhvillim. Por jo…. Kemi zgjedhur të promovojmë gjuhën e urrejtjes në të gjitha format e saj. Shumë njerëz mendojnë që të dalësh nëpër media sociale duke folur dhe vepruar pa asnje kufizim, është emancipim, liri, transparencë, e drejtë dhe dëshirë. Se një njeri ka një telefon, internet dhe rrjete sociale nuk e bën

këtë person dhe gjithë shoqërinë mbarë te lejueshëm të komentojë, ofendojë, shantazhojë çdo njeri që mund t’i dalë në media sociale dhe në jetën e përditshme. Po promovohet gjuha e urrejtjes, dhuna dhe antivlerat. Po ushqejmë brezat me urrejtje.

Në ditët e fundit kanë ndodhur vrasje nga më të ndryshmet që po kthehen në fenomene dhe plagë tepër të rënda për shoqërinë tonë. Media sociale është kthyer në një kaos. Po e përdorim në mënyën më të gabuar, duke ushqyer dhe promovuar anti-vlerat. Brezat që po ushqehen, po i përkthejnë në veprime fatale për jetën e tyre, për familjen e për komunitetin. Duhet të vlerësojmë elementet pozitive që vijnë nga media sociale, të gjitha dyert e informacionit dhe të mirat që sjell për një shoqëri të qytetëruar.

Duhet t’u tregojmë fëmijëve tanë shembujt e duhur. Duhet t’i mësojmë ta përdorin median sociale me kufizim, duke marrë informacione e mundësi e duke i kthyer në produktivitet. Duhet të kthehet koha cilësore. Duhet të kthehen materialet, shkrimet, punimet me plot ndjesi dhe rrëfim. Inteligjenca artificiale duhet të na ndihmojë dhe jo të lejojmë të na udhëheqë.

Jemi ne ata që vendosim dhe vlerësojmë mundësitë.

Duhet patjetër të mendojmë dhe të reflektojmë për të gjithë problemet që kemi lejuar dhe kontribuar të shkaktohen në shoqërinë tonë.

Të promovohet EDUKIMI .

Të promovohet NDËRGJEGJËSIMI .

Të promovohen VLERAT.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved