Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. MEDIA PUBLIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE
 MEDIA PUBLIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE
Studentët për edukimin mediatik

MEDIA PUBLIKE SI PËRGJEGJËSI PUBLIKE

December 17, 2024
  • 0
    Facebook

Erta BETI

Njohja e televizionit si një influencë kaq e madhe mbi shoqërinë, nxjerr në pah paralelisht edhe përgjegjësitë e tij. Gjatë këtyre viteve kemi hasur shpesh diskutime skeptike mbi zhdukjen e kulturës në televizion. Që prej kohësh, që kur është bërë më i dukshëm homologimi i televizionit publik me atë privat, vëmë re një reduktim të hapësirave që kultura ka ndikuar duke braktisur modelin sipas të cilit ishte ndërtuar shërbimi publik në tv publik.

Nga një perspektivë analize më të gjërë, shkaqet e krizës së thellë që po përjeton ky raport janë të shumta dhe nuk janë lidhur vetëm me strukturat prodhuese me dinamikat e kompanisë, por mbi të gjitha lidhen me aktualitetin e sistemit televiziv shqiptar. Megjithatë, kur flitet specifikisht për kulturë, ajo që ndodhet në rrezik më shumë se të gjitha televizionet e tjera është televizioni i shërbimit publik. Shumë shpesh kultura në tv mendohej me një thjeshtëzim reduktiv, si riprodhim i eventeve kulturore në ekran, pa asnjë përkthim kulturor dhe pa asnjë interpretim gjuhësor. Nëse nga njëra anë, kanë qenë të pakta përpjekjet kreative për krijimin e një gjuhe specifike për kulturën bashkëkohore në tv, ajo që duhet të mbartë atë funksion formues që statuti i atribuon atij, e ka pasur shumë të vështirë ndërtimin e një politike kulturore të projektuar për t’i bërë ballë kërkesave të një tregu të formuar. Televizioni i shërbimit publik ka ndeshur vështirësi progresive në krijimin e një platforme kompetitive në treg gjatë këtyre viteve.

Në këtë kontekst kaq kompleks dhe të një pasigurie në rritje, televizioni është bërë një ndër pikat e referimit më të rëndësishëm bashkëkohor. Kriza politike sot e paraqitur në kontekstin komunikativ mediatik, nuk arrin t’i japë qytetarit elementet e duhur për ushtrimin e plotë të demokracisë. Niveli i debatit dëshmon mungesë ndërgjegjësimi për rëndësinë e medias publike, për demokracinë e zhvillimin, si edhe papërgjegjshmëri ndaj perspektivës së saj, ndërkohë që standartet europiane e konsiderojnë atë si pasaportë zhvillimi. Media dhe sidomos ajo publike, është treguesi i standarteve të gjithë shoqërisë dhe reflekton pashmangshëm problemet e thella të tregut të parregulluar mediatik shqiptar.

Format e komunikimit masiv shkojnë nga mediat tradicionale tek ato të reja. Krahasuar me programet e mëparshme, kurrikula përfshin aspekte të Edukimit Mediatik, para së gjithash duke i lënë hapësirë një diskutimi të përgjithshëm mbi mjetet e komunikimit social, të formuluar jo në terma të përgjithshëm, por të konkretizuar në një numër objektivash e përmbajtjesh. Pavarësisht se media dhe veprimtaria e saj ngrihet e ndërtohet në kushtëzim nga faktorët politikë, ajo në thelb përmban edhe elemente sociale. Misioni për të trasmetuar e përcjellë mesazhe, ndikon në ndryshimin e sjelljeve, qëndrimeve e veprimeve në shoqëri. Prirja e parë është përvijim i traditës së shtypit dhe gazetarisë qytetare për përhapjen e të rejave, që ndikojnë në të mirë të individëve dhe të grupeve shoqërore për përparim e emancipim.

Pozitivizmi si metodë e metodologji informimi shoqëror, në rrjedhat e kohëve merr ngjyrime të theksuara politike e propagandistike, sidomos në regjimet totalitare. Propaganda mbizotëron në seleksionimin e fakteve, duke anashkaluar realitete që nuk kanë të bëjnë midis qarqeve politike e administrative të caktuara. Organizmat politike kompetente përcaktojnë nga njëra anë, atë për çka duhet vënë në dijeni opinioni publik dhe nga ana tjetër mosvënien në dijeni të opinionit publik; praktikë kjo e hasur në sistemet politiko-shoqërore, por edhe në ato raste ku ende nuk është konsoliduar demokracia. Padyshim, duke pasqyruar informacione me shkrime racionale me

përmbajtje pozitive, me karakter aktual si dhe me vlera shoqërore për të sotmen e për të ardhmen, media luan rol përcaktues, në procesin e zhvillimit të historisë bashkëkohore.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved