
SFIDAT E DEZINFORMIMIT DHE PROPAGANDËS SË HUAJ NË SHQIPËRI
Fokusi kryesor i këtij punimi përqendrohet në dezinformimin dhe propagandën e jashtme që vjen nga palë të treta si Rusia, Kina dhe Irani dhe që përhapet përmes kanaleve online, siç janë mediat online, portalet e lajmeve dhe mediat sociale.
Objektivi i këtij punimi është të hedhë dritë mbi shkallën e përhapjes së dezinformimit dhe propagandës së huaj në Shqipëri dhe sfidat që ato paraqesin për shoqërinë shqiptare.
Metodologjia e përdorur përfshin kërkimin në mediat online dhe rrjetet sociale përmes fjalëkyçeve dhe monitorimin e tyre për të evidentuar rastet më të spikatura të dezinformimit dhe propagandës së huaj në Shqipëri. Gjithashtu është realizuar një intervistë me një nga ekspertët e kësaj fushe.
Ky punim është kryer nga Keisi Topi, studente pranë Fakultetit Histori-Filologji, nën shqyrtimin dhe mbikqyrjen e Prof. Rrapo Zguri.
Punimi është realizuar si pjesë e projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në universitetet shqiptare: Nga pilotimi në zbatim,” të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.