
Stereotipet dhe paragjykimet në Big Brother VIP
Ky punim përqendrohet tek analiza e spektaklit televiziv Big Brother VIP Albania që shfaqet në Top Chanel duke u fokusuar posaçërisht në hulumtimin e stereotipeve dhe paragjykimeve të përdorura në këtë reality show.
Për të mbledhur fakte dhe të dhëna, është zhvilluar një kërkim në dy sezonet e fundit të Big Brother VIP. Janë ndjekur katër metoda kërkimore për këtë qëllim:
1.Kërkimi në videot e emisioneve prime time të këtyre programeve;
2.Kërkimi në videot e plota ditore të këtyre programeve, për disa ditë specifike ku rezulton të ketë pasur raste të bujshme të stereotipeve dhe paragjykimeve;
3.Kërkim online në Google përmes fjalëkyçeve;
4.Evidentimi i disa rasteve studimore tipike
Videot ku është bërë kërkimi janë gjetur në arkivat online të këtyre emisioneve dhe në YouTube. Nga ana tjetër është bërë përpjekja që stereotipet dhe paragjykimet të grupohen sipas kategorive për të nxjerrë në pah specifikat e secilës kategori, shkallën e përhapjes, efektin dhe ndikimin tek publiku i gjerë.
Punimi është kryer nga Anisa Krasniqi, studente pranë Fakultetit Histori-Filologji, nën shqyrtimin dhe mbikqyrjen e Prof. Rrapo Zguri.
Punimi është realizuar si pjesë e projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në universitetet shqiptare: Nga pilotimi në zbatim,” të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.