EDUKIMI MEDIATIK
Mjetet e komunikimit masiv janë bërë pjesë e jetës sonë duke qenë vazhdimisht rreth nesh e duke na transmetuar mijëra mesazhe të natyrave të ndryshme qoftë edhe brenda harkut kohor të një dite të vetme. Tashmë pranohet gjerësisht që ky fakt ka ndryshuar rrënjësisht mënyrat e lidhjes së njerzve me botën, me të tjerët e me veten. Efektet e këtij numri të madh mesazhesh të transmetuara janë më të ndjeshme tek fëmijët dhe të rinjtë, duke qenë se ende nuk e kanë fituar aftësinë për tu mbrojtur, më thjesht, për të dalluar të vërtetën nga e pavërteta.
Edukimi Mediatik si disiplinë ka qëllim kryesor të zhvillojë jo vetëm tek fëmijët por edhe tek të rriturit një qendrim kritik dhe një gjykim të pavarur përballë mediave, në mënyrë që subjektet sociale të shndërrohen nga spektetorë pasiv në protagonist aktivë dhe të aftë për të zgjedhur. Kjo realizohet nëpërmjet një edukimi që nuk synon të censurojë mediat, por të aftësojë për të kuptuar plotësisht mekanizmat dhe ligjërimet e tyre, të lidhura ngushtë edhe me kontekstin social e kulturor.
Në të gjithë vendet e Europës Perëndimore dhe jo vetëm, edukimi në media është bërë pjesë e strategjive kombëtare për arsimin, e programeve, kurrikulave dhe teksteve në ciklet e ndryshme të shkollimit. Edukimi për median gjen vend në synimet specifike në fushën e gjuhës dhe letërsisë, në ato të shkencave shoqërore dhe më konkretisht në atë të qytetarisë dhe së fundi tek artet.
Gjuha shqipe dhe letërsia duket se është lënda ku gjen më shumë hapësirë aplikimi i Edukimit Mediatik. Kjo lëndë është pjesë themelore e korrikulave shkollore dhe integrimi i Edukimit Mediatik brenda këtij programi nënkupton ta bësh të detyruar për të gjithë nxënësit duke i dhënë një rëndësi që vështirë se do ta kishte si lëndë më vete në kurrikulat me zgjedhje.
Alfabatizmi kulturor, sipas një çelsi gjuhësor është një formulë nëpërmjet së cilës është menduar të kryej detyrën e saj shkolla. Në këtë mënyrë është theksuar se si hyrja në botën e kulturës realizohet me përvetësimin e aftësive së të lexuarit (dekorim dhe kuptueshmëri e koncepteve) dhe aftësisë së të shkruarit (ideim dhe realizim produktesh që, duke respektuar natyrën e kodeve të ndryshme, shtojnë pasurinë e dijes).
Komunikimi mund të shihet si një proçes krijimi të një kulture, që do të thotë sistemin që përcakton kuptimin e situatave që ne marrim pjesë. Zakonisht, jemi mësuar të komunikojmë me një gjuhe që njohim në një kulturë që njohim. Kultura mund të përcaktohet si një sistem arbitrar simbolesh ose shenjash nëpërmjet të cilave përkufizohen objektet dhe situatat ku ndodh socializimi i anëtarëve të një shoqërie.
Format e komunikimit masiv të përmendura shkojnë nga mediat tradicionale tek ato të reja. Krahasuar me programet e mëparshme, kurrikula përfshin aspekte të Edukimit Mediatik, para së gjithash duke i lënë hapësirë një diskutimi të përgjithshëm mbi mjetet e komunikimit social, të formuluar jo në terma të përgjithshëm, por të konkretizuar në një numër objektivash e përmbajtjesh.
Edukimi Mediatik përcaktohet si aftësia për të aksesuar, për të analizuar, vlerësuar dhe prodhuar komunikim në forma të shumëllojshme. Në programet tona ky formulim është përkthyer vetëm pjesërisht në objektiva konkrete. Nxënësit shtyhen të zhvillojnë aftësinë e të kuptuarit të domethënies, identifikimin e teknikave të përdorura, analizimin e vlerësimin e mesazheve të përcjella, duke lënë jasht aftësinë e aksesimit dhe të prodhimit të teksteve mediatike.
Pra Edukimi Mediatik ka një rëndësi të madhe sepse krijon standartet për të menduarit kritik, i cili ju mbron nga dezinformimi dhe çinformimi. Ai na pajis me aftësitë për të dekostruktuar një mesazh, për të patur të qartë kuptimin dhe referencat e tij, si dhe zhvillon tek ju vleresimin për pikëpamjet e njerëzve të tjerë kur dërgojnë mesazhe që vijnë nga kultura të ndryshme.
Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.
