Kultivimi i literacisë së medias dhe të informacionit në mjediset universitare
Nga Rrapo Zguri
Me zhvillimin dhe përparimin e dijes njerëzore dhe me lulëzimin dhe diversifikimin e mediave masive, literacia, nga thjesht aftësia për të shkruar e për të lexuar, mori një kuptim më të gjerë dhe më të larmishëm. Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të termi literaci nisi të përdoret gjithnjë e më shumë edhe në korrelacion me mediat dhe informacionin, duke nënkuptuar atë që Sonia Livingstone e quan “aftësia për të aksesuar, analizuar, vlerësuar dhe krijuar mesazhe mediatike në kontekste të ndryshme”. Qysh në vitin 1982, UNESCO do të tërhiqte vëmendjen për domosdoshmërinë e kësaj literacie, veçanërisht për brezin e ri. “Ne duhet të përgatisim të rinjtë për jetesën në një botë plot imazhe, fjalë dhe tinguj të fuqishëm”