“Narrativat konspirative të përhapura gjatë pandemisë Covid-19 në Shqipëri”
Megi Cuka
Në epokën në të cilën jetojmë, jemi ngushtësisht të lidhur me informacionin. Duke qenë të rrethuar nga lajmet dhe informacioni, po aq i pashmangshëm është fakti se sa e vërtetë mund të jetë ajo që përthithim. Kjo nënkupton se informacioni në vetvete ndikon në perceptimin e situatave dhe ngjarjeve që ndodhin kudo nëpër botë. Si rrjedhojë, ato ndikojnë në formësimin e opinioneve tona, vendimeve tona dhe jetëve tona.
Situatat më të vështira të ndodhura në historinë e njerëzimit, arrijnë të nxjerrin qartësisht në pah rëndësinë e informacionit. Konkretisht pandemia e Covid-19 bëri që të lidheshim më shumë me informacionin dhe ky i fundit u subjektivizuan më tepër seç duhet. Pandemia Covid-19 krijoi shumë vështirësi në jetesën tonë dhe pjesa me e vështirë kishte të bënte me përcaktimin e një parashikimi se si do të shkonte izolimi.
Mungesa e informacioneve shkencore bëri që askush të mos ishte i sigurt për shëndetin vetjak dhe aq më pak për lirinë dhe të drejtat e tij si individ. Në këtë mënyrë situata bëri që lajmet dhe informacioni gjatë kësaj kohe dhe më tej, të shndërroheshin në teori konspirative. Kështu që, për ne humbi sensi i të gjykarit me kthjelltësi dhe i lirisë së veprimit. Në vijim do të ndalemi tek disa prej teorive konspirative të shpërndara gjatë asaj periudhe:
Teori konspirative që lidhen me parashikimin e krijimit të Coronavirus-it
Narrativat konspirative të përhapura në vendin tonë, praktikisht janë me qasje të huaj, duke vendosur si fillim në fokus teoritë mbi parashikimin e virusit. Disa nga teoritë konspirative të cilat qarkulluan në fillim të pandemisë nëpër botë, lidhen me:
- Serial-in e “The Simpson”
- Ligjëratën e Bill Gates për TED në vitin 2015, e cila titullohet “The next outbreak”? Ëe are not ready.
- Librin e Dean Kootz- “The eyes of darkness”.
● Parashikim nga seriali “The Simpson”
Bëhet fjalë për një parashikim të bërë 28 vite më parë në vitin 1993. Ky është një episod i cili trajton shpërndarjen e Osaka Flu, një epidemi me origjinë japoneze. Gjithçka nis me një pako postare, që nisej nga një fabrikë në Azi e që përmbante një shtrydhëse frutash, të porositur në telefon nga Homeri. Pak para se të paketohej dhe dërgohej, një punonjës i fabrikës teshtin mbi pako. Pasoja është ardhja e virusit në Springfield, duke u përhapur me shpejtësi, siç ndodhi me Coronavirus-in. Ky lajm mesa duket ka ngjallur interes edhe për median shqiptare, duke zënë vend në një edicion informativ. Ky lajm është transmetuar në televizionin KLAN në 31 Janar të vitit 2020.
● Ligjerata e Bill Gates për “TED” në vitin 2015
Hera herës, konspiracionet të cilat filluan të qarkullonin, lidheshin me deklarata të thëna më parë. Ndër teoritë e para që filluan të merrnin “zë”, ishte edhe një ligjëratë nga Bill Gates, të realizuar për “TED Talks” në vitin 2015. Gjatë ligjërimit ai thotë:
“Kur isha fëmijë, katastrofa për të cilën jemi shqetësuar më së shumti, ishte një luftë bërthamore. Sot rreziku më i madh për një katastrofë globale nuk duket një shpërthim bërthamor. Në vënd të saj do të duket si një mikrob. Nëse diçka mund të vrasë mbi 1 milion njerëz në dekadat e ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus shumë infektues, se sa një luftë me raketa por me mikrobe.”
Pyetja që u ngrit pas rishikimit të kësaj deklarate ishte: A mund të jetë vallë një rastësi? E thënë ndryshe, kjo ishte një nga teoritë e para që u ngrit mbi virusin me idenë se virusi është parashikuar të krijohej kohë më parë.
● Libri i Dean Kootz- “The eyes of darkness”
Në vitin 1981, një autor Amerikan i quajtur Dean Koontz botoi një libër me titull “The eyes of darkness” – “Sytë e errësirës”. Në faqen 333 të këtij libri, shkruhet kështu:
“Ata e quanin “Ëuhan 400” pasi ishte krijuar në laboratorët e tyre jashtë qytetit të Ëuhanit dhe ai ishte mikro-organizmi 400-të i krijuar nga njeriu në një laborator. “Ëuhan 400” është një armë perfekte dhe prek vetëm qënjet njerëzore. “Ëuhan 400” nuk mund të jetojë për shumë gjatë. Kjo tregon se ai mund të kontaminojë objektet dhe sipërfaqet, ashtu sikurse i kontaminonte antraksi apo mikro-organizma të tjera.”
Narrativat konspirative të përfoluara në ekranet shqiptare
Ndër këto personazhe, të cilët kanë ngritur më shumë zërin, në përhapjen e teorive nga më të padëgjuarat më parë, mund të përmendim:
- Botuesin Alfred Cako
- Ish-politikanin dhe avokatin Spartak Ngjela
- Biznesmenin e njohur dhe njëkohësisht mjekun alternativ Ethem Ramadani
- Astrologun e njohur Jofiel Koço
Teoritë konspirative të përhapura nga Alfred Cako
Në një nga puntatat në rubrikën e përjavshme të quajtur “Rrethi katror” në spektaklin E Diell, Cako ka shpjeguar një teori shumë të çuditshme. Sipas tij, Covid-19 shkaktohet nga një lëndë që gjendet në testin PCR dhe quhet “oksid grafene”. Ai e konsideron këtë si një lëndë helmuese e cila shkakton Covid-in.
Po në këtë emision, ai ka shprehur se kjo nuk është një luftë epidemiologjike, por një “plandemi” e cila është e organizuar nga korporata të mëdha. Kjo korporatë quhet klubi i “Bilderberger”. Ai ka theksuar se teoria mbi mikroçipet, ka qarkulluar që në 2016. Gjithashtu pretendon se vaksinat nuk të mbrojnë. Ato kanë si qëllim të bëjnë një terapi gjenetike për ndryshimin e kodit të ADN.
Pretendimi i rradhës i Cakos, ka në qëndër Papën e Vatikanit. Krijimi i Coronavirus lidhet me kordonin që mban Papa në kokë. Duke iu referuar kuptimit të fjalës Corona e cila në latinisht do të thotë helm dhe duke bërë lidhjen me figurën e Papës, ai shpjegon se Coronavirus do të thotë: Virus nga kordoni i Papës.
Një tjetër aryese se përse njerëzve iu ikën shija dhe nuhatja, ka të bëjë me helmin e gjarprit. Cako më tej shprehet se:
“Nëse ju ka ndodhur që dikush që njihni të ketë pësuar një kafshim nga gjarpëri dhe pasi i kanë thithur gjakun dhe i kanë nxjerr helmin, këtyre personave iu ka ikur nuhatja dhe shija për një vit ose një vit e gjysëm.”
- Teoritë e Spartak Ngjelës mbi Coronavirusin
Në një intervistë në emisionin OPEN në Top Channel, Ngjela pretendon se sipas disa studimeve që janë bërë nga biologjia molekulare, ky është një virus i cili ka qarkulluar prej vitesh. Ai shpreh këndvështrimin e tij se nuk mund të ndodh që një virus të krijohet në laborator.
● Qasje teorish konspirative nga mjeku alternativ Ethem Ramadani
Në një emision të transmetuar në Kosovë me titullin Rubikon, Ramadani shpjegon teorinë, se izolimi nuk ishte zgjidhja e duhur për të parandaluar infektimet. Sipas tij, e mira do të ishte nëse të gjithë të infektoheshim dhe të bëheshim rezistentë, si ndaj griprave dhe viruseve të tjera. Sipas tij, Covid-19 është mashtrim në nivelin e trajtimit, histerisë dhe masave. Ramadani pretendonte se përdorimi i maskës nuk të mbron dhe kishin si qëllim vetëm për të na “mbyllur gojën”.
● Astrologu Jofiel Koço nuk i shpëton teorive konspirative për këtë pandemi globale
Jofiel Koço në profesion atrolog, nuk është kursyer në përhapjen e teorive konspirative mbi Coronavirusin. Në një emision të transmetuar në kanalin ORA neës, me titull Thumb on, ai pretendon se, krijimi i Covid-19, ka të bëjë me një kompani e cila quhet “Konglomerat”. Kompani e përhapur në të gjithë botën, mbi të cilin është zhvilluar edhe një film. Brenda kësaj organizate është e ndërtuar një tjetër organizatë e quajtur “UMBRELLA”. Sipas tij, aty bëhen shpikje shkencore nga më të fundit, si viruse dhe vaksina. Me pak fjalë çdo gjë që lidhet me farmaceutikën dhe bio inxhinierinë lidhet me “UMBRELLA-n”.
Koço ka folur gjithashtu edhe mbi transmetimin e valëve 5G. Transmetimi i 5G në 60 giga HRZ absorbon 100 % oksigjenin nga mushkritë, sepse lidhet me oksigjenin O2. Kjo gjatësi vale duke hequr oksigjenimin nga trupi i njeriut, shkakton dobësimin e imunitetit të njeriut dhe rënien e tij. E shpjeguar ndryshe kjo dukuri ndikon në mos oksigjenimin e trurit me oksigjen, duke shkaktuar më pas atë që quhet shut doën.
Vaksinimi i detyrueshëm ndikoi në gjykimin me kthjelltësi të qytetarëve
Dy vite më parë vendi ynë u përfshri në protesta. Ato u organizuan nga vetë të ashtuquajturit “konspiracionistët”.
Këto protesta, sikurse në disa vende të botës, erdhën si pasojë e vaksinimit të detyrueshëm. Nisur nga kjo, njerëzit filluan të krijonin ide dhe përceptime të ndryshme në lidhje me qëllimin e vaksinimit. Pjesë e kësaj proteste ishin qytetarë të ndryshëm dhe më së shumti studentë, ku njëri prej tyre shprehet se:
“Ne nuk kemi asnjë vërtetim për pasojat afatmesme ose afatgjata që mund të kenë këto vaksina.”
Pretendimi tjetër ishte se: “Duke qëne se asnjë kompani nuk e ka paraqitur diçka të tillë që të na njohi me këto pasoja, përse ne si popull duhet ta marrim vaksinën?” Gjithashtu protestuesit ishin të mendimit se i duhej thënë JO kësaj diktature. Kjo protestë u organizua në datë 11 Shtator 2021, përballë Kryeministrisë.
Konspiracionet në Ballkanin Perëndimor dhe shkalla e përhapjes së tyre
Sipas një studimi të bërë nga BiEPAG, teoritë konspirative lidhur me Covid-19 mbështeten nga rreth 1/4 deri në 1/3 e popullsisë, ndërkohë që më shumë se 75% e qytetarëve të anketuar në Ballkanin Perëndimor besojnë në një ose disa nga gjashtë teoritë konspirative që lidhen me Covid-19. As arsimi, as mosha dhe as gjinia nuk kanë ndikim të madh te këto shifra.
“Ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes mbështetjes për teoritë konspirative dhe skepticizmit ndaj vaksinimit. Shumica në të gjithë rajonin nuk kanë ndërmend të marrin vaksinën, raport që është mjaft më i ulët se në vende të tjera në Evropë, ku shumica mbështetin marrjen e vaksinës. Teoritë konspirative përbëjnë rrezik për shëndetin publik në Ballkanin Perëndimor dhe dobësojnë besimin tek institucionet dhe te shteti duke nxitur një botëkuptim populist që minon zhvillimin demokratik”. – thuhet gjithashtu në studimin e kryer nga BiEPAG.
Përhapja e teorive konspirative ndikoi ndjeshëm në gjëndjen tonë psikologjike
Paqartësia që solli Covid u reflektua edhe në gjendjen tonë psikologjike.
“Simptomat e shtuara në këtë periudhë ishin paqartësia, fiksimet me pastërtinë, humbja e kontrollit dhe mendimet negative rreth të ardhmes,” – është shprehur në intervistë psikoterapistja Manjola Çollaku. Në vështirësinë në të trajtuarit e rasteve, Çollaku, shpjegon se: “Vështrësia konsistonte me atë çka pacienti përthithte jashtë seancës. Fakti që njerëzit ndodheshin në izolim rriti kohën e humultimit në internet, “bombardimit” me lajme dhe parashikime negative. Duke qënë që media luan një rol shumë të rëndësishëm në shpërndarjen e këtyre teorive, pacientët sillnin në kontekstin klinik, përpunimin e informacionit të ndarë. ”- shprehet më tej Çollaku. Besimi i teorive, lidhet me faktin se njëriu çfarë nuk mendon në kohë frike. E njëjta gjë ndodhi edhe me situatën e Covid-19. Kështu që, në këtë kohë njerëzit filluan të krijonin besime subjektive dhe informacioni qartësisht duhej parë me sy kritik, një gjë për të cilën popullsia nuk ishte gati.
Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Zhvillimi i Edukimit për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.