EDUKIM MBI MEDIAN – MENDJE KRITIKE
-EMI si nxitje e të menduarit kritik të studentëve-
Ky botim paraqet të gjitha temat e Edukimit për Median dhe Informacionin, të hartuar nga pedagogë të Universitetit të Korcës. Temat janë të përfshira në secilën nga 9 lëndët ku është aplikuar ky model. Në të është bërë një përshkrim i detajuar e temave dhe i veprimtarive që do të zhvillohen për secilën prej tyre si dhe janë përcaktuar rezultatet e pritshme nga ky proces. Në pjesën e dytë të botimit janë përfshirë nëntë artikuj të pedagogëve të këtij universiteti që janë shkruar në formën e projeksioneve dhe analizave për qasjen e përfshirjes së EMI në programet mësimore universitare, duke kontribuar kështu edhe në zgjerimin e bazës teorike të kësaj fushe.
Ky botim është realizuar si pjesë e projektit EDUKIM MBI MEDIAN-MENDJE KRITIKE (EMI si nxitje e të menduarit kritik të studentëve) të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit të SHBA.