Tuesday January 13, 2026
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Arsimi dhe mësimdhënia në kuadrin e edukimit për median dhe informacionin
 Arsimi dhe mësimdhënia në kuadrin e edukimit për median dhe informacionin
Studentët për edukimin mediatik

Arsimi dhe mësimdhënia në kuadrin e edukimit për median dhe informacionin

December 15, 2024
  • 0
    Facebook

Erinda Samarxhiu

Në procesin e formimit të çdo individi fshihet pas një cikël i gjatë arsimor i mbushur me dije, informacione dhe përkushtim të palodhur nga ana e mësuesve që janë pjesë e pandarë e këtij rrugëtimi kaq të bukur. Familja me përkushtimin maksimal bën të pamundurën për arsimimin dhe formimin e fëmijëve duke u mësuar vlerat, normat dhe sjelljet e duhura. Pavarësisht kësaj, shkolla mbetet institucioni me peshën më të madhe në këtë formim pasi siguron njohuri të strukturuara dhe një program të caktuar që i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë intelektuale dhe praktike. Në gërshetim me njëra-tjetrën ato krijojnë bazën e fortë për formimin akademik, social e emocional të fëmijës.

Duke qenë se ne jetojmë në një epokë të digjitalizuar, përballemi çdo ditë me informacione të reja nga fusha të ndryshme. Tashmë mënyra e informimit ka evoluar ndjeshëm, duke u bërë më e shpejtë, më e gjerë dhe më e aksesueshme se kurrë më parë. Megjithatë i gjithë ky zhvillim sjell edhe sfida që lidhen me burimet e informacionit dhe cilësinë. Sistemit arsimor i lind përgjegjësia të përshtatet me ndryshimet radikale që ndodhin në këtë epokë dhe duhet të jetë gjithnjë koherent me informacionet që dominojnë në përditshmërinë tonë.

Nxënësit janë grupmosha më e predispozuar ndaj informacioneve të reja, duke qenë kështu një hap para informimit në krahasim me brezat paraardhës. Si të tillë ata duhet të jenë të informuar edhe mbi atë çfarë ato lexojë e kuptojnë. Duhet të jenë të aftë të dallojnë nëse është një informacion i vërtetë apo i rremë, kjo jo vetëm mbi informacionet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme, por edhe me ato që përdorin për të realizuar detyrat e tyre shkollore me anë të së cilave synohet puna e pavarur e nxënësve.

Një sistem i mirë arsimor është ai sistem i cili ecën paralelisht me ndryshimet që ndodhin në shoqëri. Në shoqërinë e sotme teknologjia është bërë pjesë e jetës sonë duke ndryshuar mënyën si punojmë, komunikojmë dhe mësojmë. Në sistemin arsimor ajo ka sjellë një revolucion duke transformuar procesin tradicional të mësimdhënies. Nëpërmjet përdorimit të teknologjisë në këtë proces synohet që mësimi të jetë sa më interaktiv për nxënësit dhe më i receptueshëm, gjithmonë duke përdorur metodën më të përshtatshme digjitale për një orë mësimore. Për të qenë sa më koherentë me ndryshimet e vrullshme që ndodhin në shoqëri e për t’i

pështatur këto ndryshime në dobi të procesit të mësimdhënies një nga mënyrat është trajnimi i stafit pedagogjik për t’u mësuar atyre metoda të reja që mund të përdorin për të realizuar një punë duke ndërthurur dijen me teknologjinë. Nëpërmjet këtyre trajnimeve stafi vishet me aftësi dhe kompetenca të reja.

Një nxënës në fazën e arsimimit të tij merr formimin që çdo sistem arsimor i jep përmes teknikave të mësimdhënies dhe asaj të mësimnxënies. Bazuar edhe në studime të caktuara është vënë re se një nxënës është e mira të pajiset apo të formohet me kompetenca ndërdisiplinore për t’i nxitur atij ndërveprimin, por ajo çfarë është më e rëndësishmja, për t’i nxitur mendimin krititik dhe aftësinë për të dalluar një fakt nga një tjetër. Kështu nxënësi zhvillon së pari mendimin kritik duke i mundësuar atij që pas leximit të informacionit ta kuptojë atë nëpërmjet një analize të detajuar duke mos e marrë të mirëqenë atë informacion. Kjo nënkupton kuptimin e qëllimit të përmbajtjes, identifikimin e burimeve, dallimin e fakteve nga opinionet dhe vlerësimin e saktësisë së informacionit. Përmes shfletimit të teksteve mësimore është lehtësisht e dallueshme se përmbajtja e teksteve nuk është akoma e rifreskuar me ndryshimet që po pësojmë si në zhvillimin e informacionit, ashtu edhe në zhvillimin psikologjik te nxënësit.

Për këtë arsye sistemi arsimor me institucionet e tij përkatëse duhet të ketë një angazhim më të madh në zhvillimin e trajnimeve dhe seancave informuese për stafin pedagogjik me qëllim përmirësimin e njohurive dhe ecjen paralele me zhvillimet me të fundit që po ndodhin. Mësimdhënësit luajnë një rol vendimtar në ndihmën për nxënësit që të zhvillojnë aftësi për t’u bërë konsumatorë dhe prodhues të përgjegjshëm të informacionit, duke kuptuar kështu edhe ndikimin që ka ky informacion në emocionet dhe sjelljet e gjithësecilit.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor
  • Roli i medias si mjet mbështetës në procesin e të nxënit dhe mësimdhënies
  • Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në mësimdhënie
  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Edukimi për informacionin

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Postime të ngjashme
Edukimi për informacionin UNESCO

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Roli i medias si mjet mbështetës në

June 4, 2025 6 min read
UNESCO

Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në

June 4, 2025 6 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2026. All Right Reserved