Sunday May 18, 2025
Kontakt
EMI-MIL EMI-MIL
  • Home
  • Rreth Nesh
    • Projekte
    • UNESCO
  • Mjete & Burime EMI
    • Botime
    • Libra & Artikuj
    • Udhëzues & Manuale
    • Video
    • Kurse Online
    • Blogu AkadEMI
    • Studentët për edukimin mediatik
  • EMI baze
    • Edukimi bibiotekar
    • Edukimi për lajmet
    • Edukimi për informacionin
    • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • EMI Teknologji
    • Edukimi për botën dixhitale
    • Edukimi për përdorimin e internetit
    • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
    • Siguria fillon nga njohuria
  • EMI Multimedia
    • Edukim për botën e lojrave
    • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
    • Edukimi për fushën e filmografisë
  1. Home
  2. Studentët për edukimin mediatik
  3. Edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin
 Edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin
Studentët për edukimin mediatik

Edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin

December 15, 2024
  • 0
    Facebook

Hysen Çobani

Një ndër sfidat më të mëdha me të cilat përballet shoqëria në ditët e sotme është pikërisht diferencimi,përzgjedhja dhe klasifikimi i qartë i atij materiali që përbën interes për publikun,pra mbi të gjitha që informon.Sfida bëhet akoma më e vështirë për shkak se sot jetojmë në epokën e teknologjisë dhe çdo individ që zotëron një pajisje me akses në internet mund të shndërrohet në “furnizues” apo “fabrikë informacioni” për persona të tjerë,grupe të ndryshme apo në raste të caktuara edhe për një audiencë të madhe.

Çështja më delikate me të cilën përballet shoqëria në ditët e sotme është pikërisht dallimi i këtij eklipsimi që ndodh me lajmin dhe informacionin që serviret për publikun.Vetë media po e vështirëson këtë problem sepse nuk kujdeset për cilësinë e informacionit që transmeton,por synon që të fitojë garën me rivalët e tjerë mediatikë duke vendosur si objektiv primar fitimet e saj personale.Në një garë të jashtëzakonshme për të dërguar sa më parë lajmin tek lexuesit apo ndjekësit e tyre,portalet transmetojnë një lloj informacioni të shpejtë, jo të plotë, me raste edhe të gabuar për shkak të nxitimit në postim. Duke qenë se mungon verifikimi i asaj çfarë publikohet,atëherë në këtë pikë nuk mund të ketë më garanci duke i hapur rrugë fantazisë për të krijuar shpeshherë edhe lajme ndërtuar mbi supozime.

Televizionet janë të vetmet modele të medias që në dallim nga format e tjera japin një siguri disi më të madhe në lajmet që transmetojnë,megjithatë edhe ato në situata të caktuara gabojnë duke dhënë informacione të paverifikuara mirë për zhvillimet më të fundit, të sapondodhura. Edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin duket një proces i vështirë, për shkak të individëve që jetojnë në vende e komunitete të ndryshme, por edhe për shkak të një kontrolli jo të plotë të informacionit kur ai vjen nga kaq shumë rrugë të ndryshme komunikimi siç janë pajisjet e ndryshme teknologjike dhe burimet që shpërndajnë informacione online.

Teksa media nuk mund të realizojë këtë proces që është shumë i nevojshëm për njohuritë e qytetarëve, atëherë mbetet një mision për institucione e organizata të tjera të caktuara që të hedhin hapa duke avancuar për realizimin e këtij objektivi. Universitetet që janë vatra të dijes dhe sidomos aty ku zhvillohen lëndët e gazetarisë, etikës në media e komunikim janë hapësira mjaft të mira nga ku fillon sfida për të sjellë një ndryshim të rëndësishëm.

Duke u mbështetur në këtë ide nëse në çdo familje do të kishte të paktën nga një individ, i cili do të përcillte mesazhe të rëndësishme dhe njohuri reflektuese në lidhje me qasjen ndaj informimit, atëherë shoqëria shqiptare do të ishte më e edukuar dhe mirëinformuar në këtë aspekt. Universiteti mbetet një vend i rëndësishëm, i cili me fuqinë e madhe të shtresës intelektuale, ka mundësinë që të edukojë dhe ndriçojë mendjen e brezave të rinj.

Organizata të tjera të caktuara,të cilat janë në mbrojtje të të drejtave të njeriut apo që organizojnë aktivitete në lidhje me edukimin e grupmoshave të reja janë një shtysë mjaft e domosdoshme për t’i dhënë shoqërisë një mënyrë të re të të menduarit dhe të reflektimit. Edukimi i qytetarëve në lidhje me informacionin është me shumë rëndësi sepse i jep mundësi që të shohin më qartë

realitetin, u krijon shansin që të lexojnë më qartë mesazhet politike që transmetohen nga media, por mbi të gjitha edukimi i bën “zotër” të kontrollit në lidhje me përmbajtjet që zgjedhin të konsumojnë.

Mesazhi më i qartë me të cilin duhet të njihen qytetarët sot është fokusi te ajo se çfarë do të thotë në të vërtetë informacion, për të patur një pikëpamje të qartë të këtij koncepti, por edhe për të dalluar atë çfarë publikohet midis një miksimi përmbajtjesh të të gjitha llojeve. Gjithashtu përpjekja e secilit prej nesh si studentë, pedagogë, ekspertë komunikimi, folës në publik, specialistë të medias apo edhe me profile të tjera është vendosja e një “guri” të rëndë në themelet e kësaj çështjeje, e cila meriton vëmendje dhe trajtim me një kujdes të veçantë.

Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në Universitetet Shqiptare: Nga pilotimi në zbatim”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.

Previous post
Next post

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postimet e fundit

  • Edukimi për median dhe informimin – nga projekt në përparësi e politikës arsimore
  • Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture
  • Fuqia e Edukimit Mediatik
  • Mendimi kritik për median dhe informacionin
  • Mendimi Kritik për Median dhe Informacionin

Kategoritë

  • Blogu AkadEMI
  • Botime
  • Edukim për botën e televizionit dhe të reklamës
  • Edukimi bibiotekar
  • Edukimi për botën dixhitale
  • Edukimi për informacionin
  • Edukimi për lajmet
  • Edukimi për lirinë e shprehjes dhe të informimit
  • Edukimi për përdorimin e internetit
  • Edukimi për përdorimin e kompjuterit
  • EMI baze
  • EMI Multimedia
  • EMI Teknologji
  • Info
  • Libra & Artikuj
  • Mjete & Burime EMI
  • Projekte
  • Rajoni
  • Siguria fillon nga njohuria
  • Studentët për edukimin mediatik
  • Thirrje
  • Udhëzues & Manuale
  • UNESCO
  • Video
Të Fundit
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024
Studentët për edukimin mediatik

Mendimi kritik për median dhe informacionin

December 26, 2024
Postime të ngjashme
Libra & Artikuj

Edukimi për median dhe informimin – nga

February 19, 2025 14 min read
Studentët për edukimin mediatik

Inflacioni Mediatik, Paradoksi i Një Strukture

December 27, 2024 7 min read
Studentët për edukimin mediatik

Fuqia e Edukimit Mediatik

December 26, 2024 8 min read
Kjo platformë është prodhuar në kuadër të projektit të UNESCO-s të financuar nga BE: "Krijimi i Besimit në Media në Evropën Juglindore dhe Turqi, Faza II."
Copyright 2025. All Right Reserved