
Pasojat e scrolling dhe konsumimit të përmbajtjes digjitale me ritme të shpejta tek të rinjtë
Qëllimi kryesor i punimit është të kuptohen pasojat që scrolling sjell dhe ndikimi që ka në përqendrimin, kujtesën përpunimin e informacionit, aftësitë sociale dhe shëndetin mendor.
Bazuar në të dhënat sasiore të mbledhura përmes anketës me 112 studentë, rezultatet tregojnë një lidhje mes konsumimit të videove të shkurtra dhe uljes së aftësisë për përqendrim dhe përpunim të përmbajtjeve të gjata. Ky fenomen gjithashtu nxit përpunimin automatik, duke reduktuar motivimin gjatë procesit të të nxënit. Pjesëmarrësit raportuan një prirje për të kërkuar informacion të menjëhershëm dhe për të konsumuar përmbajtje të shpejtë, gjë që çon në krijimin e një varësie që mund të ndikojë negativisht në motivimin akademik dhe përqendrimin.
Studimi rekomandon ndërgjegjësimin dhe përdorimin e kontrolluar të mediave sociale si një mënyrë për të minimizuar ndikimet negative tek të rinjve. Institucionet arsimore duhet të zhvillojnë programe edukimi mediatik që të ndihmojnë studentët të kuptojnë pasojat e konsumimit të tepruar të përmbajtjeve të shpejta dhe të ndërtojnë aftësi për një konsum më të ndërgjegjshëm dhe kritik. Në tërësi, është e domosdoshme të krijohet një ekuilibër midis konsumimit digjital dhe aktivitetit në jetën reale për të ruajtur mirëqenien fizike dhe mendore të individëve.
Punimi është kryer nga Melisa Bruçaj, studente pranë Kolegjit Universitar Bedër, nën shqyrtimin dhe mbikqyrjen e Prof. Erlis Çela.
Punimi është realizuar si pjesë e projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin në universitetet shqiptare: Nga pilotimi në zbatim,” të mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit.